Rrahmani nga minuta e parë në derbin Juventus-Napoli

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 20:18
Rrahmani nga minuta e parë në derbin Juventus-Napoli

Juventusi dhe Napoli do të zhvillojnë sonte derbin e javës së 15-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, me fillim prej orës 20:45.

Juventusi hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Monzas, teksa renditet i dyti në tabelë me 33 pikë, dy më pak se lideri, Interi.

Napoli është i pesti me 24 pikë. Kampioni në fuqi italian udhëton drejt Torinos pas humbjes ndaj Interit javën e kaluar.

Si zakonisht, edhe sonte reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të luajë nga minuta e parë për napolitanët.

(Kosova Sot Online)