Ancelotti pritet të veprojë si para një dekade lidhur me pozitën e portierit titullar te Real Madridi

  • S.A /
  • 09 December 2023 - 08:25
Ancelotti pritet të veprojë si para një dekade lidhur me pozitën e portierit titullar te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka për të marrë një vendim të rëndësishëm përpara ndeshjes së fundjavës në La Liga, ndaj Real Betisit,transmeton "Kosova Sot Online".

“Los Blancos” shkojnë në Andalucia duke synuar fitore për të vazhduar shkëputjen në krye të tabelës, por Ancelotti përballet me një pikëpyetje për përzgjedhjen e tij për pozitën e portierit.

I huazuari nga Chelsea, Kepa Arrizabalaga, është vendosur si zgjedhja e parë, që nga fundi i gushtit, pasi u transferua për të mbushur boshllëkun e lënë nga Thibaut Courtois, i cili vazhdon të mbetet jashtë shkaku i një lëndimi të rëndë.

Megjithatë, reprezentuesi spanjoll ka munguar për një muaj, me Andriy Lunin që hyri në portë pastaj si zëvendësues i tij.

Real Madridi ka fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat me Lunin mes shtyllave, me vetëm tre gola të pësuar, dhe Ancelotti duhet ta marrë një vendim aspak të lehtë.

“Paraqitjet e Lunin kanë qenë të mira. Asgjë nuk ka ndryshuar me Kepën, kam besim edhe tek ai. Ndoshta ata do të shkëmbehen. Kemi katër ndeshje të mbetura në vitin 2023”, tha trajneri italian, raporton “Relevo”.

“Kepa është kthyer. E mira është që kemi dy portierë të besueshëm. Nesër do të zgjedh njërën prej tyre. Është një vendim që do ta marr nesër dhe do ta marrë në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Ancelotti.

Komentet e Ancelottit tregojnë ndryshimin e pozicionit të tij në Lunin dhe mundësinë e një qasjeje fleksibël në pozitën nr.1 të ngjashëm me sezonin 2013/14.

Ancelotti luajti me Diego Lopez në La Liga dhe Iker Casillas në ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve, me dy kompeticionet e fundit të fituara nga Real Madridi.

Ky “eksperiment” u kritikua në atë kohë, për shkak të qëndrimit të Casillasit në klub, por Ancelotti mbetet i përkushtuar ndaj forcës së tij të menaxhimit në situata të vështira.

(Kosova Sot Online )