Me ndeshjet e sotme do të mbyllet edhe java e 17-të në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 10:22
Me ndeshjet e sotme do të mbyllet edhe java e 17-të në Superligën e Kosovës

Me dy ndeshjet e sotme do të mbyllet edhe java e 17-të në Superligën e Kosovës.

Vëmendja do të jetë te derbi mes rivalëve lokal, Gjilanit dhe Dritës.

Derbi i Anamoravës i gjen ekipet me synime të kundërta, si dhe me diferencë dyshifrore pikësh.

“Skifterat” janë të shtatit në tabelë me 17 pikë, “Intelektualët” të tretit me 28 sosh.

Të dy skuadrat fituan xhiron e kaluar dhe synojnë sot për ta vazhduar këtë ecuri.

Ndeshja tjetër për sot do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, mes Feronikelit ’74 dhe Dukagjinit.

Klinasit renditen më mirë në tabelë pasi kanë grumbulluar 21 pikë deri tash, që ua siguron atyre pozitën e gjashtë.

“Nikli” është i teti me 15 pikë.

Kujtojmë se të dy këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online)