Jonathan Tah i është ulur çmimi, gjigantët e Ligës Premier i turren në aksion

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 09:01
Jonathan Tah i është ulur çmimi, gjigantët e Ligës Premier i turren në aksion

Klubet e Ligës Premier janë të vetëdijshme për uljen e çmimit në kontratën e Jonathan Tah me Bayer Leverkusen. Mbrojtësi mund të largohet nga Farmaceutikët në fund të sezonit për 18 milionë euro, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kicker raportonse Liverpool dhe Tottenham po e shikojnë gjermanin, por nuk janë vetëm.

Interesim kanë shprehur edhe Newcastle United, Manchester United, West Ham United dhe Chelsea.

Tah ka një marrëveshje me Bayer Leverkusenin deri në qershor të vitit 2025.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje zyrtare me ‘farmacuetikët’ ku ka realizuar edhe katër gola.

(Kosova Sot Online )