Neville godet Manchester Unitedin: Gola të tmerrshëm iu dhuruan kundërshtarit

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 09:47
Neville godet  Manchester Unitedin: Gola të tmerrshëm iu dhuruan kundërshtarit

Manchester United ka pësuar një tjetër debakël dhe në fundjavën që lamë pas u turpëruan para tifozëve të tyre duke pësuar humbje 0-3 në Old Traford, transmeton "Kosova Sot Online ".

Djajtë e Kuq kanë pësuar disa humbje shokuese këtë edicion si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve duke befasuar të gjithë.

699298

Madje me kësi lloj disfatash më nuk po befasohen as përkrahësit më të mëdhenj të Djajve të Kuq siç është legjenda e tyre Gary Neville.

“Nuk e befason askënd një humbje e tillë më, nuk mendoj se dikush do të çuditet kur United humb në këtë mënyrë”.

“Ata janë larguar shumë nga emri i Manchester United. Më shumë janë duke humbur dhe duke qëndruar në pjesën e poshtme të tabelës se sa lartë”

“Chelsea kontribuoi një natë tjetër me paraqitjen e tyre, ata ishin aq të këqij. Jo shumë njerëz ishin shumë të qetë duke thënë këtë, ju thjesht ndiheni sikur po e goditni vazhdimisht Unitedin në këtë moment”.

Neville thotë se janë pësuar gola të tmerrshëm dhe tani ka pak fjalë për të dhënë për Manchester Unitedin e ditëve të sotme.

“Natyrisht, kundër Bournemouth, nuk isha në lojë, por i kam parë momentet kryesore të ndeshjes”

“Gola të tmerrshëm për t’i dhuruar kundërshtarit, të pakënaqur, disi të hapur. Çfarë mund të thuash? Kanë mbetur shumë pak fjalë që nuk janë thënë tashmë për Manchester United”, deklaroi Neville i zemëruar.

(Kosova Sot Online )