Nuhiu: Na duhen dy ose tre përforcime, nuk e diskutojmë se do ta arrijmë titullin!

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 11:29
Nuhiu: Na duhen dy ose tre përforcime, nuk e diskutojmë se do ta arrijmë titullin!

Fitorja e Shkëndijës 3:1 ndaj Sileksit në kaudër të xhiros së 18-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, vlerësohet si ndeshja më e mirë e gjysmësezonit vjeshtor nga trajneri Ardian Nuhiu, transmeton "Kosova Sot Online".

Triumfi i 10-të sezonal për kuqezinjtë erdhi me dy golat e Aganspahiçit dhe një realizimi të Totres, që bënë të pavlefshëm barazimin e përkohëshëm të Sileksit me penaltinë e Gjorgjievskit.

“Personalisht mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë në këto gjashtë muaj, pasi kishim gjithçka në kontroll. Filluam shumë mirë takimin dhe shkuam shumë shpejtë te goli. Pastaj u ndëshkuam nga një situatë kur për 5 minuta skuadra ndoshta kishte një ngërç, por shumë shpejt e tejkaluam dhe pastaj gjithçka kishim në kontroll qoftë në fazën e ndërtimit, organizimin e lojës apo edhe kompakt si grup. Pas golit të dytë kartoni i kuq na vështirësoi, por shpirti luftatak i grupi me shumë përgjegjësi në aspektin taktik mirë të vendosur, shkuam te goli i tretë dhe mendoj se me plotë meritë fituam takimin”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Tekniku shkupjan beson fuqishëm se Shkëndija do të arrijë titullin e kampionit.

“Padyshim. Besoj fuqishëm sepse e njoh karakterin edhe futbollistëve edhe personalitetin e tyre. E di se do të përmirësohemi shumë, sepse në futboll gjithmonë ka hapsirë për më mirë. Këtyre futbollistëve në momentin që u shton dy-tre “koka” (përforcime) futbollistë cilësorë, padyshim se nuk do të jetë e lehtë sepse do të kemi përballë edhe kundërshtarë, por nuk e diskutoj aspak se do të arrijmë titullin kampion”, theksoi Nuhiu.

Shkëndija gjysmësezonin vjeshtor në Superligën e Maqedonisë së Veriut e mbylli në pozitën e tretë me 35 pikë të tubuara, tre më pak se Shkupi dhe katër më pak se Struga lidere.

(Kosova Sot Online )