Broja ka këtë përgjigje për interesimin e klubeve turke

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 18:52
Broja ka këtë përgjigje për interesimin e klubeve turke

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, e nisi si titullar me Çelsin teksa luajti për 67 minuta ndaj Evertonit.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë që pati, shqiptari po mundohet të rikthehet në formën më të mirë të mundshme.

Emri i tij ka qarkulluar shumë në mediat e huaja pasi është në radarët e shumë ekipeve si në Premier Ligë ashtu edhe jashtë vendit.

Por eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka bërë të ditur se Broja nuk e ka fare në konsideratë largimin nga klubi drejt Ligës turke, pavarësisht interesit të fortë ai preferon të qëndrojë në Angli.

(Kosova Sot Online)