Pas presidentit të Ankaragucut, arrestohen edhe dy zyrtarë të klubit për sulm fizik ndaj referit

  • S.A /
  • 12 December 2023 - 11:24
Pas presidentit të Ankaragucut, arrestohen edhe dy zyrtarë të klubit për sulm fizik ndaj referit

Futbolli turk u turpërua mbrëmë. Skena të dhunshme u panë në fushën e blertë dhe atë në ligën elitare, transmeton "Kosova Sot Online".

Referi Halil Umut Meler ishte “viktimë” e një sulmi të pamëshirshëm, i cili u nis nga presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca, që ia dha një grusht atij, për të vazhduar më pas me shqelma në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë derisa gjyqtari ishte i shtrirë në tokë.

Si rezultat, të gjitha ndeshjet e ligave të futbollit turk janë shtyrë për një afat të pacaktuar, shkruajnë mediat turke.

E ndërkohë, presidenti i klubit nga Superliga turke u arrestua mbrëmë nga policia, ndërsa sot janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të klubit nga Ankaraja.

(Kosova Sot Online )