Chiellini konfirmon pensionimin

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 17:44
Chiellini konfirmon pensionimin

Mbrojtësi legjendar italian, Giorgio Chiellin, ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Chiellini kaloi dy sezonet e fundit në LAFC, duke fituar një titull MLS sezonin e kaluar.

“Ke qenë rrugëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime”, ka shkruar ish-reprezentuesi italian.

“Ti ke qenë gjithçka ime. Me ty kam përshkuar një rrugë unike dhe të paharrueshme. Por tani është koha për të filluar kapituj të rinj, për të përballuar sfida të reja dhe për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës”, shkroi 39-vjeçari.

Chiellini shënoi 27 gola në 430 ndeshje të Serie A, duke fituar nëntë tituj kampioni me Bianconerët.

Ai gjithashtu ka fituar edhe edhe një Kampionat Evropian me Italinë. 

(Kosova Sot Online)