Referi që u sulmua fizikisht lirohet nga spitali

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 15:49
Referi që u sulmua fizikisht lirohet nga spitali

Referi turk, Halil Umut Meler, i cili ishte “viktimë” e dhunës fizike të shkaktuar nga zyrtarët e Ankaragucut, është liruar sot nga spitali.

Referi fatkeq, i cili fillimisht u grushtua në fytyrë nga presidenti i klubit turk, Faruk Koca, e më pas kur përfundoi i shtrirë u shqelmua në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë të klubi, ishte shtrirë në spital pasi i ishte ënjtur syri dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Por, “Reuters” njofton se referi turk u lirua sot nga spitali i Ankarasë me sy të errët, por pa probleme të tjera shëndetësore, përcjell “Gazeta Express”.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi njoftoi se nesër do të vendoset për statusin e Ankaragucut, e cila pritet të dënohet rëndë, ndërsa presidenti Koca dha dorëheqje.

Mehmet Yorubulut, kryemjek në spitalin Acibadem, tha se fraktura e kokës që ai e pësoi do të shërohet me kohë. “Gjakderdhja në syrin e majtë të Meler është ndalur pothuajse plotësisht”, deklaroi mjeku që ishte në përkujdesje të referit. 

(Kosova Sot Online)