Jo vetëm Bologna dhe West Ham, talentin shqiptar Ardon Jasharin e duan edhe në Bundesligë

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 11:49
Jo vetëm Bologna dhe West Ham, talentin shqiptar Ardon Jasharin  e duan edhe në Bundesligë

Interesim nga Bundesliga për Ardon Jasharin. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës në Botërorin “Katar 2022”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori me tipare mbrojtëse, ka dalë nga akademia e Luzernit, teksa prej janarit të vitit të kaluar është pjesë e skuadrës së parë që garon në elitën e futbollit helvet.

21-vjeçari numëron 4 gola dhe 2 asiste gjatë këtij sezoni mes kampionatit, Conference League dhe Kupës së Zvicrës. Performancat e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Freiburgut.

“Sport Bild” raporton se klubi gjerman, që garon edhe në Europa League, sheh te Jashari profilin e duhur për t’u përforcuar në mesfushë gjatë merkatos dimërore. Por jo vetëm. Për futbollistin shqiptar ka interesim edhe nga Bologna në Serie A, Villareal në La Liga dhe West Ham në Premier League. Jashari ka kontratë deri në 2026 me Luzernin, ekip ku mban shiritin e kapitenit pavarësisht moshës së re.

(Kosova Sot Online )