Roberto Moreno ia kthen shpinën Kosovës, do të nënshkruajë me klubin rus

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 13:23
Roberto Moreno ia kthen shpinën Kosovës,  do të nënshkruajë me klubin rus

Roberto Moreno pritet të bëhet trajner i ri i klubit rus, Sochi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri spanjoll së fundmi e pati një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me të cilin bisedoi për mundësinë që ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës.

699721

Por, mediumi spanjoll “AS” raporton se Moreno pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i klubit rus, duke i lënë kështu anash opsionet që i kishte që të bëhej selektor i Kosovës ose trajner i klubit turk, Adana Demirspor. 

(Kosova Sot Online )