Aksidenti tragjik i Michael Schumacher, zbulohen dy gabimet vendimtare

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 16:46
Aksidenti tragjik i Michael Schumacher, zbulohen dy gabimet vendimtare

Më 29 dhjetor mbushen plot 10 vite nga aksidenti tragjik me ski i Michael Schumacher në Meribel. Që nga ajo kohë, askush nuk ka informacion të saktë për gjendjen e 7 herë kampionit të botës të Formula 1, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, duket se pas 10 vitesh, tifozët e gjermanit do munden më në fund të mësojnë detaje të reja mbi të. Një investigim gazetaresk i kryer nga reporteri gjerman Jens Gideon në emër të transmetuesit televiziv ARD nxjerr në dritë dy gabime serioze që mendohet se kanë luajtur një rol për fat keq vendimtar në shkaktimin aksidentit.

Gabimi i parë, është kryer nga vetë piloti, duke dalë jashtë pistës në kushtet e borës së pamjaftueshme, siç i është raportuar gazetarit nga instruktorët vendas të skive. Schumacher përfundoi duke goditur një gur të madh që doli nga sipërfaqja me borë.

Më pas, gabimi i dytë i faturohet vlerësimit fillestar jo të saktë të gjendjes të Schumacher nga shpëtuesit e ndihmës së parë. Në operacionin e shpëtimit me helikopter kishin synuar spitalin më të afërt (në Moutiers), ndërsa më pas do të niseshin për në Grenoble, duke humbur minuta të çmuara dhe potencialisht vendimtare.

(Kosova Sot Online )