Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 20:14
Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare në Ligën e Konferencës

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës e ka marrë dje rrugën drejt Kroacisë, ku sonte do të përballet me Dinamo Zagrebin në kryeqytetin kroat.

Ekipi Portokalli do të shkojë “all-in” sonte në stadiumin “Maksimir” pasi vetëm fitorja do t’i kryente punë për ta kaluar fazën e grupeve të kësaj gare, natyrisht edhe varërisht nga rezultati i ndeshjes tjetër të grupit.

(Kosova Sot Online)