Trajneri i Dinamos së Zagrebit për Ballkanin: U përballëm me një ekip shumë të mirë, nuk ishte e lehtë

  • S.A /
  • 15 December 2023 - 10:04
Trajneri i Dinamos së Zagrebit për Ballkanin: U përballëm me një ekip shumë të mirë, nuk ishte e lehtë

Ballkani i ka mbyllur me humbje të hidhur garat evropiane për këtë edicion, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni i Kosovës pësoi 3:0 ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen që mund të kishte qenë historike për futbollin e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic e vlerësoi lart ekipin kampion të Kosovës.

“Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë, i cili ka dy vite bashkë. Nuk ishte e lehtë. Baturina pati një rast të mirë dhe ndoshta, nëse do të kishim shënuar gol, do të ishte më e lehtë. Jam i lumtur që ishim të qëndrueshëm në prapavijë, por nuk jam i kënaqur me numrin e madh të gabimeve në të tretën e fundit. Në pjesën e parë ramë dakord të ruanim qetësinë dhe goli të vinte. Pas golit të parë gjithçka ishte më e lehtë, filluam të luanim më lehtë dhe në fund fituam në mënyrë supreme. I përgëzoj djemtë për një tjetër sukses të madh, që po dimëron në Evropë”, u shpreh Jakirovic.

Kësisoj, tutje nga grupi C kalojnë Viktoria Plzen si liderë me 18 pikë dhe Dinamo Zagreb në vendin e dytë me nëntë sosh. Astana mbetet e treta me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e fundit.

Njëjtë pikë Ballkani kishte arritur edhe edicionin e kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

(Kosova Sot Online )