Huliganët serbë rrahën tifozët anglezë në qendër të Beogradit , dalin pamjet shqetësuese

  • S.A /
  • 15 December 2023 - 13:57
Huliganët serbë rrahën tifozët anglezë në qendër të Beogradit , dalin pamjet shqetësuese

Një grup tifozësh të Manchester Cityt janë sulmuar nga tifozët e klubit serb. 30 prej tyre sulmuan mysafirët nga Anglia, prej të cilëve ishin më pak (rreth 20), i goditën me shkopinj druri në kokë dhe në trup pasi i nxorën zvarrë nga kafeneja, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjithashtu u konfiskua një flamur i Manchester Cityt. Po ashtu u shfaq një foto e një fansi të cilit iu desh të qepte kokën pas sulmit. Përmbajtja para jush është shqetësuese.

Anglezët ishin ulur në një lokal në afërsi të Teatrit Kombëtar, në rrugën “Braçe Jugoviqa”, afër kryqëzimit me Dobraçinën, kur një grup prej rreth tridhjetë tifozësh erdhi në atë vend. Fillimisht në rrjetet sociale është shfaqur një video e përleshjes, por më pas është shfaqur një video direkt nga lokali. Në video shihet një pjesë e përleshjes, si dhe një konflikt në të cilin kanë kërcitur grushtat.

Siç u tha jozyrtarisht, mbështetësit e bardhekuqve kanë rrahur një grup të vogël tifozësh të Cityt dhe kanë përdorur shkopinj druri në sulm, ndërsa policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka mbërritur në vendngjarje me mjete patrullimi.

Në momentin që ka mbërritur policia, tifozët tashmë ishin shpërndarë dhe sulmuesit e maskuar tashmë janë në kërkim dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Mesa duket anglezët nuk kanë bërë shumë zhurmë para se të ndodhte i gjithë incidenti.

Huliganët serbë njihen për dhunën që e shkaktojnë në stadiume dhe jashtë tyre. Tifozët e C.Zvezdës në vazhdimësi kanë qenë të lidhur me pushtetin në Serbi, duke filluar nga krimineli Arkan e deri të presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

https://twitter.com/dubslife1

(Kosova Sot Online )