Moreno zyrtarizohet te Sochi në Rusi

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 19:15
Moreno zyrtarizohet te Sochi në Rusi

Robert Moreno është zyrtarizuar si trajner i Sochit, duke refuzuar kështu përfundimisht Kosovën.

Trajneri spanjoll ishte në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për pozitën e trajnerit te “Dardanët”.

Ai ditë më parë ishte takuar me zyrtarët e FFK-së në krye me presidentin, Agim Ademi, në Stamboll, mirëpo një marrëveshje mes palëve nuk u arrit.

Moreno ka pranuar ofertën e Sochit dhe sot është zyrtarizuar nga klubi rus.

Klubi nga Premierliga e Rusisë nuk zbuloi detajet e kontratës, por është raportuar se 46-vjeçari do të jetë deri në fund të sezonit te Sochi, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, me kusht që siguron mbijetesën në elitën ruse.

(Kosova Sot Online)