Carlo Ancelotti zbulon se kush janë dy ekzekutuesit e penalltive te Real Madridi

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 16:36
Carlo Ancelotti zbulon se kush janë dy ekzekutuesit e penalltive te Real Madridi

Ka një çështje te Real Madridi dhe ajo është sa i përket ekzekutimit të penalltive.Duke folur për mediat përpara përballjes me Villarrealin, Carlo Ancelotti ka trajtuar tema të shumta, duke përfshirë edhe atë që i ka shqetësuar më së shumti tifozët së fundmi, penalltitë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ka katër penallti që janë humbur nga futbollistë të ndryshëm të Real Madridit dhe tani Carlo Ancelotti ka folur për këtë.

Tekniku italian është pyetur se cilët janë ekzekutesit e penalltive te Los Blancos, duke thënë se besimin e kanë Luka Modric dhe Joselu.

“Vitin e kaluar ishte Benzema dhe më pas Luka Modric. Tani është Modric ose Joselu, varësisht se kush luan. Ne po punojmë për të”, tha Ancelotti. Lexo po ashtuA do të ribashkohen Jobe dhe Jude te Real Madrid? Gjigantët spanjoll monitorojnë Bellinghamin e ri pas paraqitjeve me Sunderland.Çështja është se asnjë nga këta të dy nuk është titullar i rregullt për Real Madridin dhe mund të mos jetë aty në një moment vendimtar gjatë lojës së play-off-it të Ligës së Kampionëve.Megjithatë Carlo Ancelotti nuk përmendi emra të tjerë se kush do të gjuajë penalltitë nëse dyshja në fjalë nuk janë në fushë.

(Kosova Sot Online )