Sonte derbi i javës së 17-të në Premierligë

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 17:00
Sonte derbi i javës së 17-të në Premierligë

Liverpool dhe Manchester United do të zhvillojnë sot derbin e javës së 17-të në Premierligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Anfield”, me fillim prej orës 17:30.

Liverpooli momentalisht është lider në tabelë me 37 pikë, kurse Man United është i shtati me dhjetë pikë më pak.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp po kalon formë të lartë, duke regjistruar tri fitore rresht së fundmi në kampionat.

Në anën tjetër, forma e skuadrës së Erik ten Hag është mjaft e luhatshme. “Djajtë e Kuq” hyjnë sonte pas humbjes ndaj Bournemouthi javën e kaluar.

(Kosova Sot Online)