De Biasi: Besoj se Shqipëria kalon grupin

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 19:35
De Biasi: Besoj se Shqipëria kalon grupin

Gianni De Biasi ka lavdëruar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Sylvinhon dhe gjithë të tjerët, pasi Kombëtarja e Shqipërisë u kualifikua për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ai u shpreh i bindur se “Kuqezinjtë” do të kalojnë edhe fazën e grupeve.

De Biasi, në një prononcim për “Supersport”, mes tjerash pranoi se Shqipëria është dashuria e tij e parë.

“Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Evropian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”, tha trajneri që kishte siguruar kualifikimin historik të Kombëtares Shqiptare, për në “Euro 2016”.

“Pak xheloz për skuadrën aktuale? Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi”.

“Grupi? Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, deklaroi De Biasi.

Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në Grupin B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.


(Kosova Sot Online)