Man City kalon në finale të Kupës së Botës për Klube

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 21:15
Man City kalon në finale të Kupës së Botës për Klube

Manchester City ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube, garë në të cilën po merr pjesë për herë të parë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në gjysmëfinale ndaj skuadrës japoneze, Urawa Reds

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite, përfundoi me rezultatin 0:3.

Marius Hoibraaten (45+1’ autogol), Mateo Kovacic (52’) dhe Bernardo Silva (59’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës.

Manchester City në finale do të takohet me skuadrën braziliane, Fluminense.

Finalja do të zhvillohet më 22 dhjetor

(Kosova Sot Online)