Skandali që ndodhi në Turqi, Presidenti tërheq skuadrën nga ndeshja vetëm pse nuk iu dha penalltia

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 10:04
Skandali që ndodhi në Turqi, Presidenti tërheq skuadrën nga ndeshja  vetëm pse nuk iu dha penalltia

Futbolli turk vazhdon të prodhojë episode aspak të pa përshtatshme. Pas dhunës së ushtruar ndaj një arbitri para disa ditësh, vjen një tjetër rast i pakëndshëm. Ndeshja mes Istanbulspor dhe Trabzonspor, e mbajtur në Necmi Kadıoğlu Stadyumu (Istanbul), u ndërpre në minutën e 79-të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një ndërhyerje ndaj Florian Loshaj(Istanbulspor) nuk u konsiderua si penallti nga arbitri Sansalan A. Besojeni apo jo, por Presidenti i Istanbulsporit, Ecmel Faik, e pa të arsyeshme që të urdhëronte tërheqjen e ekipit të tij nga loja.

Ishte Faik që u kërkoi lojtarëve të tij të braktisnin ndeshjen  dhe të largoheshin nga fusha në shenjë proteste pas vendimit të arbitrit për të mos dhënë penallti ndaj Trabzonsporit. Arbitri mbeti i shtangur në vend, duke parë skenën pothuajse i habitur. Një tjetër moment që do të shënojë këtë sezon të vështirë në Superligën turke.

(Kosova Sot Online )