KFOR-i dhe organet e sigurisë në Kosovë duhet të jenë të përgatitura edhe për një skenar të ri të agresionet terrorist serb

KFOR-i dhe organet e sigurisë në Kosovë duhet të jenë të përgatitura edhe për një skenar të ri të agresionet terrorist serb
KFOR-i dhe organet e sigurisë në Kosovë duhet të jenë të përgatitura edhe për një skenar të ri të agresionet terrorist serb

Muhamet Kelmendi

  • 20 December 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Gjendja në mes të Kosovës dhe Serbisë është që nga lufta jashtë kontrollit. Ato komuna në veri kurrë nuk u stabilizuan. Francezët e krijuan një territor të pastër serb, duke dëbuar shqiptarët nga veriu, që tash po vepron për bashkimin e viseve veriore të Kosovës me shtetin serb. Këtë qëllim e ka edhe Serbia.

- Ideologjia kishtare serbe për bashkimin e botës serbe në Ballkan, në një shtet me Serbinë, është bërë ideologji e vetë shtetit serb. Në fushatën elektorale u propagandua bashkimi i tërë serbëve në një shtet. Këtu duhet të bëjë pjesë Bosnja e Hercegovina, viset serbe në Kroaci, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ky shtet që u krijua nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve, Mbledhja e Versajit, po punon për ribashkimin e këtyre territoreve nën Serbi.. Me këtë qëllim është veprimi aktual i shtetit serb, sikundër edhe propaganda aktuale dhe grupet e armatosura terroriste serbe . Këtu është Kosova në ballë të agresionit serb. Dhe, natyrisht se terrori i Banjskës e ka treguar këtë. Për ta ndalur këtë terrorizëm serbomadh, po kërkohet nga NATO, që të bëhet shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë. Anglia i ka dërguar edhe 400 forca të reja, SHBA po ashtu dhe Turqia. Në vitin e ardhshëm do i dërgon edhe Gjermania rreth 180 forca të reja.

Aktualisht gjinden në Kosovë rreth 5000 forca të KFOR-it. Natyrisht se nuk mjaftojnë nëse Kosova sulmohet me ushtri dhe paramilitar serbë nga Serbia. Ndërsa, për rend dhe qetësi, pa agresion nga jashtë, janë në gjendje ta ruajnë situatën. Këtu duhet marrë për bazë edhe forcat policore dhe ushtarake të Kosovës. Shtimin e forcave e kanë kërkuar shumë shtete të BE-së dhe jashtë saj, anëtarët e NATO-se etj.

Edhe në takimin e fundit të NATO-s në Bruksel u kërkua shtimi i forcave të KFOR-it. U tha se,-"rreziku nga grupet kriminale serbe dhe Serbia është e pranishëm në Ballkan,-" . Serbisë iu bë thirrja për largimin e bazave ushtarake nga kufiri me Kosovën. Tëra këto nuk po i dëgjon Serbia. Shteti serb po vazhdon ideologjinë agresive dhe po përgatitë forca terroriste për të bërë aksione terroriste në Kosovë. Priten veprime të ashpra dhe shumë të rënda. KFOR dhe organet e sigurisë në Kosovë kërkohet të jenë syçelë dhe të përgatitur për tu mbrojtur nga shteti serb. Aksionet terroriste serbe si në Banjskë do të ripërsëriten.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".