Basketbollisti amerikan përfshihet në krim, e pranoi vrasjen e vajzës që e mbyti me kabllo në makinë

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 10:47
Basketbollisti amerikan përfshihet në krim, e pranoi vrasjen e vajzës që  e mbyti me kabllo në makinë

Basketbollisti Chance Comanche, i cili kishte luajtur për Portland Trail Blazers, u rrëfye para gjykatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përpara gjyqtarit e pranoi vrasjen e një femre, e cila quhet Maryana Rodgers, transmeton "Kosova Sot Online".

Trupi i pajetë i 23 vjeçares u gjet në shkretëtirën e Nevadas dhe ajo ishte parë për herë të fundit në Las Vegas me Comanche dhe të dashurën e tij, Sakari Harnden, e cila është gjithashtu e dyshuar.

700366

Ish-basketbollisti i NBA-së i ka thënë FBI-së se e kishte takuar të dashurën e tij, Sakari një vit e gjysmë më parë dhe se ajo e kishte një histori me probleme me të pafatën Rodgers, shkruajnë mediat amerikane.

(Kosova Sot Online )