Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 11:41
Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar Illmen Bajra, transmeton "Kosova Sot Online".

Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni.  Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018.

Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e Bajrës KB Proton Cable Prizreni. Njoftimi i plotë nga Proton Cable Prizreni:

Para pak qastesh në moshën 33 vjeqare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra. Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona. Pusho i qetë.

(Kosova Sot Online )