Zlatan Ibrahimoviç në rolin e tij të ri te klubi i Milanit

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 13:58
Zlatan Ibrahimoviç në rolin e tij të ri te klubi i Milanit

Dita e parë e punës për Zlatan Ibrahimovic në rolin e tij të ri te klubi i Milanit. Suedezi do të mbajë postin e këshilltarit të lartë të “RedBird”, pronarit të klubit kuqezi dhe pikërisht këtë mëngjes, siç raportohet nga “Sky Sport”, ai më në fund bëri mbërritjen e tij në Milanello dhe hodhi hapat e tij të parë në rolin e ri pas pensionimit nga futbolli.

Gjatë javëve në vijim do të sqarohet më tej se për çfarë do të jetë konkretisht përgjegjës, deri më tani ka dalë vetëm se do të jetë një figurë referimi për pronarin e klubit, Gerry Cardinale.


(Kosova Sot Online)