Amir Rrahmanit po i bie vlera në treg për 5 milionë euro

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 16:35
Amir Rrahmanit po i bie vlera në treg për 5 milionë euro

Amir Rrahmani nuk po kalon momente dhe aq të mira të karrierës së tij. Kjo ka bërë që Napoli të mendojë ta shesë futbollistin kosovar në verën e ardhshme, i cili mund të përfundojë në ekipin tjetër të Serie A, Atalanta.

Dhe, kjo formë në rënie ka bërë që edhe vlera e kartonit të tij në treg të bie.

Uebfaqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” e ka bërë sot një “update” të vlerës së lojtarëve. Kapitenit të Kombëtares së Kosovës i është ulur vlera për 5 milionë euro: nga 25 milionë, sa e kishte në muajt e fundit e deri më sot, në 20 milionë, sa do ta ketë nga sot e në muajt në vazhdim.Përkundër kësaj rënieje, 29 vjeçari mbetet lojtari i Kombëtares së Kosovës me vlerën më të lartë në treg, ndërsa i dyti është Vedat Muriqi me 15 milionë euro e i treti Edon Zhegrova me 10 milionë.

Image

(Kosova Sot Online )