Liverpooli mposhti me rezultat të thellë West Hamin në “Carabao Cup”

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 08:18
Liverpooli mposhti me rezultat të thellë West Hamin në “Carabao Cup”

Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:1, West Hamin në çerekfinale të Carabao Cup, transmeton "Kosova Sot Online".

Reds ishin bindshëm më të mirë, duke fituar lehtësisht ndaj “Çekanëve”.

Jones me dy gola dhe Szoboszlai, Gakpo e Salah me nga një shënuan për Liverpoolin.

Kurse, golin e vetëm të Ëest Hamit e shënoi Boëen në minutën e 77-të.

Kësisoj, Liverpool kualifikohet tutje në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

(Kosova Sot Online )