Xavi: Nuk jemi Barcelona e 2010-s, skuadër pa shpirt

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 17:25
Xavi: Nuk jemi Barcelona e 2010-s, skuadër pa shpirt

Barcelona vuajti jo pak përballë Almerias së vendit të fundit, por në fund fitoi 3-2, duke rigjetur tri pikët në La Liga pas dy ndeshjeve pa fitore me Gironën dhe Valencian.

Trajneri Xavi u shfaq i zemëruar në prononcimin e tij, ku ndër të tjera tha: “Pjesa e parë ishte e papranueshme. Ose vrapojmë si kafshë ose nuk arrijmë dot te topi. Ne nuk jemi Barcelona e 2010-s, por vitin e kaluar ishim agresivë. Duhet të zgjohemi. Nëse loja mungon, ne duhet të vendosim shpirtin tonë në fushë.

Skuadrës sime i mungoi shpirti i duhur, lojtarët po e ndjejnë shumë presionin. Duhet të jem më kërkues ndaj tyre, por edhe duhet t’i mbroj”.

(Kosova Sot Online)