Aston Villa mezi e ndali një pikë në shtëpi, në “frymën e fundit”

  • S.A /
  • 23 December 2023 - 08:47
Aston Villa mezi e ndali një pikë në shtëpi,  në “frymën e fundit”

Aston Villa ka marrë një pikë nga përballja me Sheffield United, e vlefshme për javën e 18-të në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery luajti baras me Sheffield United, duke e çuar në 16 serinë e ndeshjeve pa humbje në shtëpi. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Villa-Park” përfundoi me rezultatin 1:1, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje u zhbllokua me golin e Cameron Archer (87′), që ia dha epërsinë mysafirëve – të cilët nuk ia dolën ta mbanin këtë epërsi deri në fund.

Vendasit ia dolën të marrin një pikë nga kjo përballje falë golit në minutat shtesë të Nicoli Zaniolo (90+8′).

Aston Villa pas këtij barazimi ka 39 pikë dhe tani renditet e dyta në tabelë, me pikë të njëjta me liderin, Arsenal, dhe me një pikë më shumë se Liverpooli. Arsenali dhe Liverpooli do të takohen mes vete nesër mbrëma.

Sheffield United ndodhet në pozitën e parafundit (19) me nëntë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )