“Tifozat Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin e themelimit

  • S.A /
  • 23 December 2023 - 10:13
“Tifozat Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin e themelimit

“Tifozat Kuq e Zi” festojnë sot 20-vjetorin e themelimit si tifo-grup.Siç dihet, ky grup tifozësh shqiptarë ka organizuar një festë të madhe për ditën e sotme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Festa do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me fillim prej orës 18:00.

Artistë të ndryshëm do të jenë prezent gjithashtu për të performuar, përfshirë Ilir Shaqiri, Enkelejda Arifi e Selami Kolonja.

TKZ kanë bërë të ditur se mbrëmja do të mbyllet me një spektakël “pyro-show”. Kujtojmë se festa në sheshin “Skënderbej” ka një biletë hyrjeje simbolike prej 2 eurosh. Tifo-grupi shqiptar shkroi se “çdo kontribut i juaji në konsumimin e pijeve dhe artikujve të TKZ-së është ndihmë për aksionet dhe aktivitetet e grupimit”. 

(Kosova Sot Online )