Ballkani barazon në Gjilan dhe e kalon ndeshjen e katërt pa fitore

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 14:10
Ballkani barazon në Gjilan dhe e kalon ndeshjen e katërt pa fitore

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e mbetur nga java e 13-të mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll pa fitues dhe pa gola të shënuar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, e kalon kësisoj ndeshjen e katërt radhazi kampionale pa shënuar fitore (2 humbje, 2 barazime).

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan u mbyll pa fitues, rezultat i cili nuk i konvenoi asnjërës skuadër.

Tani, Ballkani dimëron si kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar me 40 pikë, gjashtë më pak se Llapi e Drita që mbajnë pozitat dy dhe tre.

E pikërisht këto tri skuadra pritet ta thonë fjalën e fundit për kampion, në një pranverë që po pritet të jetë mjaft e nxehtë.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet i teti dhe në zonën e barazhit me 18 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)