Ja kush është futbollisti që rezikon të dënohet me nëntë vjet burg, vendoset data dhe gjyqit

  • S.A /
  • 25 December 2023 - 08:11
Ja kush është futbollisti që  rezikon të dënohet me  nëntë vjet burg, vendoset data dhe gjyqit

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është prej thuajse një viti pas hekurave të një burgu në Barcelonë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Braziliani akuzohet se në dhjetorin e vitit 2022, përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të Barcelonës.

Fillimisht, ish-mbrojtësi e mohoi akuzën ndërsa më pas këmbënguli se marrëdhënia seksuale kishte ndodhur me marrëveshjen e të dy palëve.

Gjithsesi, hetimet nuk flasin në favor të brazilianit dhe së fundmi është përcaktuar edhe data kur do të mbahet gjyqi në të cilin do të mësohet masa, përcjell tch.

Gjyqi për ish-lojtarin do të zhvillohet më datë pesë, gjashtë dhe shtatë shkurt të vitit 2024 dhe nëse shpallet fajtor, atëherë Dani Alves rrezikon deri në nëntë vite burg sipas kërkesës së Prokurorisë që ndër të tjera kërkon edhe një dëmshpërblim prej 150.000 për viktimën.

"Kosova Sot Online )