
Lexoni edhe:
Shkaktoi probleme me shoqërinë e tij, Xherdan Shaqirin e nxjerrin jashtë diskotekës në Prishtinë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Laureatët 2023”.
Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi “Fadil Vokrri”, që i takon futbollistit me arriturat më të mira me ekipin e tij dhe me kombëtaren, transmeton "Kosova Sot Online".
Ky çmim u fitua nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Kujtojmë se Rrahmani këtë vit fitoi titullin e kampionit në Serie A me Napolin.
(Kosova Sot Online )