Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

  • S.A /
  • 25 December 2023 - 13:43
Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

Mario Mitaj është një nga zbulimet e këtij viti te Kombëtarja e Shqipërisë, pasi ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me kuqezinjtë, por paraqitje jashtëzakonisht të mira ka pasur edhe me klubin rus Lokomotiva e Moskës.

20-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me fanellën e gjigantit rus dhe ka një vit e gjysmë që është pjesë e kryeqytetasve ku iu bashkua nga AEK-u për tre milionë euro. Megjithatë ai mund të largohet nga Rusia pasi gjiganti kroat Dinamo Zagreb ka shprehur interesim për transferimin e tij. Mediumi kroat ’24sata’, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigantit kroat, Dinamo Zagreb.

Sipas lajmit të mediumit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakirovic dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare. Interesimi nga Dinamo është shumë i fortë, por mbetet të shihet nëse Lokomotiva e Moskës do të heqë dorë nga ylli i ri.

Në rast transferimi te Dinamo, Mitaj do të bënte një hap para në karrierë pasi me klubin kroat mund të luaj edhe në garat evropiane.

(Kosova Sot Online )