Duka analizon efektet e suksesit të Kombëtares

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 16:33
Duka analizon efektet e suksesit të Kombëtares

Fushata e suksesshme eliminatore dhe kualifikimi për në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” e ka bërë Kombëtaren shqiptare më tërheqëse në këndvështrimin komercial.

President i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë analizon efektet komerciale të këtij suksesi dhe ndikimi që mund të ketë ky moment pozitiv në të ardhurat për periudhën në vazhdim.

Duka nënvizon se edhe shpenzimet e pjesëmarrjes në aktivitete të këtij lloji janë shumë të mëdha dhe një pjesë e madhe e shpërblimeve që do të përfitohen, do të shkojnë për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Sipas tij, FSHF po investon te shtimi dhe ndërtimi i fushave të reja në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga lançimi i projektit “100 Fushat”.

Për kreun e qeverisë së futbollit shqiptar është e qartë se qëllimi i kësaj nisme është përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sportive në vend, me fokus përmirësimin dhe zhvillimin e futbollit si sport, duke filluar që nga akademitë dhe klubet.

(Kosova Sot Online)