Munishi pyet se a po vije qymyri prej Dubait pasi ka pranuar faturë prej 375 eurosh

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 17:51
Munishi pyet se a po vije qymyri prej Dubait pasi ka pranuar faturë prej 375 eurosh

Ismet Munishi ka bërë një ankesë lidhur me faturën që ka pranuar për shpenzimin e rrymës këtë muaj.

Trajneri kosovar zbuloi se ka pranuar faturë prej 375 eurosh, për të cilën thotë se është më e madhe se paga mesatare në vendin tonë.

Ai gjithashtu shtroi pyetjen se “prej cilit vend po importohet qymyri, prej Dubait apo nga ku?”.

Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .

Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit !”.

(Kosova Sot Online)