Klubi i njohur francez i ofrohet Lingardit

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 19:10
Klubi i njohur francez i ofrohet Lingardit

Jesse Lingard raportohet se i është ofruar disa klubeve të Ligue 1, duke përfshirë Lille, por që ai pritet të kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anglezi është aktualisht një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij një-vjeçare me Nottingham Forest korrikun e kaluar.

Në shtator Lingard iu bashkua Al-Ettifaq të Steven Gerrard për një periudhë stërvitjeje një-mujore. Sidoqoftë, Arabia Saudite nuk mund t’i ofronte atij një kontratë, duke qenë se Al-Ettifaq tashmë kishte arritur numrin maksimal të lojtarëve të huaj në skuadrën e tyre, me lojtarë si Jordan Henderson, Georginio Wijnaldum dhe Moussa Dembele.

Por, tani MLS duket destinacioni më i mundshëm për 31-vjeçarin, pavarëisht se ai po kërkohet nga Lille. Emri i klubit amerikan nuk u zbulua.

(Kosova Sot Online)