
Pse Max Verstappenit nuk i lejohet të drejtojë një Mercedes GT?

Max Verstappen është padyshim ndër pilotët më të mirë të momentit në Formula 1, pasi me Red Bullin e tij ka fituar dy tituj kampionë radhazi.
Megjithatë të gjitha këto nuk mjaftojnë që ai të ulet në timonin e një Mercedesi GT, i cili arrin shpejtësinë maksimale prej 300 km/orë.
Episodi u regjistrua në Portugali, ku piloti mbërriti me tre jahte dhe disa miq të tij, dhe shkoi për të marrë Mercedesin me qira, por kompania nuk ia lejoi diçka të tillë.
Arsyeja ishte e thjeshtë. Në Portugali duhet të kesh mbushur 30 vjeç për të pasur mundësinë të drejtosh një makinë që arrin shpejtësi të atillë.
Natyrisht zhgënjyese për pilotin, por kompania është detyruar të zbatojë ligjin, teksa Verstappen është mjaftuar me një BMW Seria 5 gjatë pushimeve të tij portugeze.
(Kosova Sot Online)