Vëllai i Schumacherit flet për gjendjen e legjendës së Formula 1

  • S.A /
  • 28 December 2023 - 11:54
Vëllai i Schumacherit flet për gjendjen e legjendës së Formula 1

Ralf Schumacher, vëllai i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka folur për gjendjen shëndetësore të këtij të fundit.Para një dekade, ngasësi legjendar i Ferrarit e kishte pësuar një aksident të tmerrshëm derisa ishte duke skijuar në alpe dhe nga ajo kohë nuk dihet saktësisht për gjendjen e tij, përpos deklaratave të familjarëve, transmeton "Kosova Sot Online )

Schumi nuk është parë më kurrë dhe nuk është shfaqur as në media, ndërsa të gjithëve iu intereson se si është gjendja e tij shëndetësore dhe se si duket tash ai.

E vëllai i tij, dikur po ashtu ngasës në Formula 1, e pranon se Schumi nuk është më si i dikurshmi, por nuk dha detaje më të hollësishme për vëllain, por edhe për shembullin dhe modelin e tij në këtë sport me plot adrenalinë.

Ai ka folur për mediumin gjerman “Bild”.

“Më mungon Michael, nga ajo kohë. Jeta fatkeqësisht ndonjëherë nuk është fer dhe të ndodhin të këqijat dhe të papriturat.”

“Michael ka qenë shpesh me fat në jetë, por më pas erdhi ai aksident tragjik. Falë Zotit ishim në gjendje të bënim shumë falë mundësive të mjekësisë moderne, por ende, asgjë nuk është më e njëjtë si dikur.”

“Mund të them se ai aksident ishte një eksperiencë mjaft e keqe dhe drastike për mua, por edhe për fëmijët e Michael.”

“Schumi nuk është vetëm vëllai im, ai ishte edhe trajneri dhe mentori im kur isha i ri. Më ka mësuar shumë rreth kartingut, gjithmonë ishte krah i imi”.

(Kosova Sot Online )