Ja ekipi me goldallimin më të dobët në vjeshtë

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 20:50
Ja ekipi me goldallimin më të dobët në vjeshtë

Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Ky epitet i takon ekipit të Lirisë.
Bardhezinjtë e kanë golaverazhin -19, që në mesatare i bie se në çdo ndeshje e kanë nga një gol më shumë të pësuar.

Jo mirë për prizrenasit, të cilët i pret punë mjaft e vështirë në pranverë për ta siguruar eventualisht mbijetesën.

Ata i kanë shënuar 13 gola dhe i kanë pësuar 32.

Goldallim të dobët ka edhe Fushë Kosova, 12:29 (-17).

Këto dy skuadra i zënë dy pozitat e fundit në tabelë dhe shihen me më pak gjasa për të mbijetuar.

(Kosova Sot Online)