Ancelotti rinovon kontratën me Real Madridin

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 14:10
Ancelotti rinovon kontratën me Real Madridin

Carlo Ancelotti se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Real Madridi.

Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht sot për arritjen e marrëveshjes së re me trajnerin italian, shkruan Gazeta Express.

Sipas kontratës së re, Ancelotti do të jetë i lidhur me Real Madridin deri në verën e vitit 2026.

64-vjeçari u rikthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2021. Ai ishte trajner i “Los Blancos” edhe në periudhën 2013-2015.

Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madridit, ai ka fituar 10 tituj: 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Ligë, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Superkupë të Spanjës.

(Kosova Sot Online)