Anulohet ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 19:58
Anulohet ndeshja e Superkupës së Turqisë mes Fenerbahces dhe Galatasarayt

Pak para fillimit të finales së Superkupës mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, e cila është planifikuar të luhet në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, skuadrat nuk kanë mbërritur ende në stadium për shkak të krizës që po përjetojnë klubet me autoritetet saudite.

Informacionet e marra nga BBC Turkish nga Galatasaray janë se ndeshja nuk do të luhet. Dy klubet pritet të bëjnë një deklaratë të përbashkët.

TRT Spor raportoi se futbollistët e Galatasaray u njoftuan nga klubi se ndeshja nuk do të luhej.

Ndeshja ishte menduar të fillonte në orën 18:45. Megjithatë, raportohet se autoritetet saudite nuk janë të gatshme t’i lejojnë skuadrat të veshin bluzat e Mustafa Kemal Atatürk për t’u ngrohur në fushë.

(Kosova Sot Online)