Bayerni e fitoi titullin dramatik në Gjermani, të njëmbëdhjetin radhazi

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 11:39
Bayerni e fitoi titullin dramatik në Gjermani, të njëmbëdhjetin radhazi

Sezoni 2022/23 ishte vërtet dramatik në Bundesliga.

Bayern Munichu u shpall kampion i Gjermanisë vetëm falë goldallimit.

Gjiganti bavarez e mbylli sezonin me 71 pikë si kampion, ndërsa pikë të njëjta kishte edhe Borussia Dortmundi, por kjo ishte e pamjaftueshme për Verdhezinjtë.

Ekipi nga “Allianz Arena” me këtë rast e festoi titullin e 11-të radhazi në Bundesligë, duke e konfirmuar dominimin absolut në kampionatin gjerman.

Ndërkohë, fitues i Kupës së Gjermanisë, respektivisht i DFB-Pokal ishte Leipzigu.

Ky ekip e mposhti në finale Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 më 3 qershor të vitit 2023.

Golat për Leizigun i shënuan Christopher Nkunku në minutën e 71-të dhe Dominik Szoboszlai në atë të 85-të.

Kampioni Bayern më pas e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë pasi e mposhti pikërisht fituesin e Kupës, Leipzigun me rezultat 5:3 në një maratonë golash.

Jamal Musiala, Sadio Mane, Benjamin Pavard, Serge Gnabry e Leroy Sane i shënuan golat e bavarezëve.

Kurse, golat e pamjaftueshëm për Leipzigun i realizuan Marcel Halstenberg, Christopher Nkunku e Dani Olmo.