Vojvoda rinovon kontratën me Torinon

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 15:07
Vojvoda rinovon kontratën me Torinon

Dy rinovime te Torino. Klubi i Serie A ka zgjatur bashkëpunimin me Mërgim Vojvodën deri në verën e vitit 2025.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mesfushorin polak Karol Linetty.

Vojvoda luan me Torinon prej shtatorit të vitit 2020 kur u transferua nga belgët e Standard Liege për 5.2 milionë euro. Anësori i majtë, i cili mund të luajë pa probleme edhe në krahun tjetër, ka firmosur kontratën e re.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mërgim Vojvoda deri më 30 qershor 2025.

Këtu që nga gushti 2020, ai ka zhvilluar 103 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola”, lexohet në komunikatën zyrtare të 7 herë kampionëve të Italisë.

28-vjeçari dardan debutoi me Shqipërinë U21 në tetorin e vitit 2014, duke luajtur në total 12 ndeshje. Prej verës së vitit 2017 është pjesë e Kosovës, duke regjistruar deri tani 51 ndeshje dhe 2 gola.

(Kosova Sot Online)