Futbollisti i njohur dënohet me 8 muaj burg

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 16:32
Futbollisti i njohur dënohet me 8 muaj burg

Youcef Atal është dënuar nga tribunali penal i Nices me 8 muaj burgim dhe është gjobitur me 45 mijë euro.

Mbrojtësi i djathtë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Farioli është shpallur fajtor për “nxitje të urrejtjes me motive fetare” pasi e kishte shpërndarë një video e cila bënte thirrje për “një ditë të zezë për hebrenjtë”, me një prapavi të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Ai madje duhet të paguajë edhe për publikimin e dënimit në “Nice-Matin” e “Le Monde”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas mediumit “RMC Sport”, vendimi i gjykatës madje ishte i butë në krahasim me ato që parashikonin kërkesat për dënim.

Atal aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Algjerisë, me të cilën do të luajë në Kupën e Afrikës, por ishte edhe në kohën kur e kishte shpërndarë videon e predikuesit Mahmoud në Instagram, ku e posedon një llogari të ndjekur nga më shumë se 3 milionë persona. 

(Kosova Sot Online)