Ja kur nis stinori pranveror në futboll

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 19:05
Ja kur nis stinori pranveror në futboll

Stinori pranveror për edicionin garues 2023/24 do të nisë më 4 shkurt, me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, Superliga e rifillon garën më 10 shkurt.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate.

Skuadrat e Ligës së Parë i rikthehen kampionatit në fundjavën e 17 e 18 shkurtit.

Afati kalimtar për të gjitha ligat përfundon më 31.01.2024, përfshirë ligat e femrave si dhe të gjitha grupmoshat e reja.

(Kosova Sot Online)