Real Madridi e ka nisur me fitore vitin 2024

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 21:20
Real Madridi e ka nisur me fitore vitin 2024

Real Madridi e ka nisur me fitore vitin 2024.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa madrilenët patën administrimin e plotë të ndeshjes.

E goli i fitores erdhi tek në minutën e 78-të kur Rudiger shënoi pas asistit të Luka Modric.

Kjo fitore e mban Real Madridin në pozitën e parë me 48 pikë, tri më shumë se Girona që pas pak përballet me Atletico Madridin në shtëpi.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet në vendin e 14-të me 18 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)