Salah drejt rinovimit me Liverpoolin

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 18:57
Salah drejt rinovimit me Liverpoolin

Mohamed Salah është më afër nënshkrimit të një kontrate të re me klubin, raporton FootballTransfers.

Anësori tani po lëvizë drejt një zgjatjeje të re të kontratës, duke shuar spekulimet për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite këtë vit.

Reds po shijojnë një sezon të shkëlqyer në sezonin 2023/24, pasi janë në krye të tabelës së Premier League pas 20 ndeshjesh, ndërsa një rikthim në Champions League sezonin e ardhshëm duket shumë i mundshëm.

Kontrata aktuale e Salah prej rreth 350 mijë funte në javë në Anfield përfundon në vitin 2025, por ka një ambicie nga ana e Liverpool-it për ta mbajtur atë në klub sa më gjatë që të jetë e mundur, pavarësisht viteve të tij.

31-vjeçari ka një kontribut të jashtëzakonshëm me 26 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe kryeson listën e golashënuesve të Premier League me 14.

(Kosova Sot Online)