Man Utd vazhdon edhe për një vit me tre futbollistë

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 19:56
Man Utd vazhdon edhe për një vit me tre futbollistë

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka dhënë një përditësim mbi disa situata të kontratave të lojtarëve.

Tre futbollistë të “Djajve të Kuq” kanë pasur opsionet për një vit shtesë, përtej verës, të nxitura nga klubi.

Mbrojtësi i djathtë Aaron Wan-Bissaka, qendërmbrojtësi Victor Lindelof dhe mesfushori Hannibal janë futbollistët që kanë zgjatur kontratat edhe për një vit.

Në anën tjetër, bisedimet me dyshen franceze Raphael Varane dhe Anthony Martial po vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)